Fri, Sep 27, 2024

7 të rinj grushte dhe dajak në bulevard, 3 në spital, 4 në qeli

  • PublishedNovember 17, 2023

Katër persona janë arrestuar në Kamëz pasi mbrëmjen e djeshme kanë rrahur në bulevard tre të tjerë, moshatarë pas një konflikti mes tyre. Të plagosurit ndodhen në spital.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.

Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve” njofton policia.

AlbaniaWeb.net