Dy “copat” e PD-së/ Agalliu çon 8 propozime për buxhetin! Bylykbashi: S’ka Parlament
Deputeti i PD-së, krahut të vulës, Arbi Agalliu prezantoi sot 8 amendamente për buxhetin e vitit 2024. Nga shtresat në nevojë deri tek pensionistët dhe bujqësia.
https://www.youtube.com/watch?v=4Qq6McmwGS0
“Pensionistët, ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për pensionistët. Bujqësia është sektori me numrin më të madh të të punësuarve dhe si i tillë kërkon mbështetje maksimale.
Në këtë kontekst, ky amendament propozon rritjen me rreth 30% të buxhetit për bujqësinë për vitin 2024 duke rritur subvencionet. Mbështetja për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të shkojë nga 14180 milion lekë në 20 000 milion lekë” tha ai ndër të tjera.
Në krahun tjetër të PD-së, grupi i Sali Berishës përmes Oerd Bylykbashit paralajmëroi edhe njëherë se nëse qeveria nuk pranon ngritjen e tetë komisioneve hetimore dhe plotësimin e dy kushteve të tjera do të bllokojnë sërish të hënën parlamentin.
“Edi Rama u betua sërish si në 2014 se nuk do t’i ngrejë komisionet. E sigurojmë Edi Ramën se opozita ka marrë vendim se nuk do të ketë funksionim normal të parlamentit pa iu kthyer kompetenca kushtetuese opozitës parlamentare për hetim të aferave të qeverisë, siç e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese dhe pa i dhënë vendet që i takojnë dhe të drejtën e vetos në Komisionin e Reformës Zgjedhore” tha ai.