Kualifikimi i Kombëtares, Kurti: Festë e madhe që do vazhdojë
Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për herë të dytë në një kampionat europian pas barazimit me Moldavinë me rezultatin 1-1.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë dhe kombin shqiptar në tërësi për këtë arritje.
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve,” shkruan Kurti.