Ylli kuqezi: Lamë shpirtin në fushë
Sulmuesi i krahut, Jasir Asani shprehet se Shqipëria e ka merituar kualifikimin, pasi të gjithë lojtarët “kanë lënë shpirtin në fushë” për këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Po ashtu, Asani shtoi se kualifikimi i Shqipërisë nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e fuqishme të tifozëve, të cilët i ka falënderuar nga zemra.
“Jam shumë i lumtur, pasi tifozët ka kohë që nuk i kemi parë kaq të gëzuar. Më në fund, u kualifikuam në Evropian dhe pa ndihmën e tifozëve nuk do t’ia dilnim.
Të gjithë jemi angazhuar dhe kemi lënë shpirtin në fushë dhe ia dolëm mbanë. Është diçka madhështore dhe për këtë përgëzoj të gjithë. E kemi edhe një ndeshje dhe tani të mendojmë për Evropianin”, ka thënë Asani.