“Na helmove shpirtin o dritë Dielli”! Lot dhe dhimbje, ky është i riu që vdiq rrugës për në shtëpi
Një 26-vjeçar nga Fier -Shegani humbi jetën në Fier si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm. Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier.
Ai po kthehej nga Vlora në orët e para të mëngjesit të sotëm për në shtëpi. I riu humbi kontrollin e makinës tip “Benz” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.