Tjetër incident në kopsht, vogëlushja përfundon në spital
Një tjetër incident është shënuar në një kopsht në Elbasan. Policia njofton se në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj”, njofton Policia.
Pak ditë më parë u denoncua një tjetër rast në Elbasan, por edhe në Tiranë disa, mes tyre një në një kopsht privat që solli arrestimin e edukatores.