Tue, Nov 19, 2024

Mësuesja pëson infarkt dhe vdes, nxënësit në lot: Shkolla do jetë bosh pa ty

  • PublishedNovember 18, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese ka ndërruar jetë. Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën Sali Gjuka, u dërgua në Tiranë, por mësohet se humbi jetën si pasojë e një infarktit që pësoi. Etleva ishte nënë e tre fëmijëve të mitur.

Nxënësit, stafi i shkollës dhe drejtoria arsimore e qytetit kanë ndarë dedikimet e tyre prekëse në rrjetet sociale.

Në postime theksohet se mësuesja pësoi infarkt duke shpjeguar mësimin.

AlbaniaWeb.net