Dridhet Real Madrid, Vinicius jashtë fushave deri në vitin 2024
Lajme të këqija vijnë nga Amerika e Jugut për Real Madrid.
Sulmuesi brazilian Vinicius Jr, ka pësuar një dëmtim në këmbën e tij të majtë.
Lojtari iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat konfirmuan dëmtimin që do e mbajë jashtë fushave për rreth dy muaj e gjysmë.
Vinicius Jr kështu i jep lamtumirën vitit 2023 dhe pothuajse me siguri do të humbasë Superkupën e Spanjës.
Anësori i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen e Brazilit kundër Kolumbisë pasi pësoi një ndërhyrje shumë të ashpër që e detyroi të largohej nga fusha para përfundimit të sfidës.
Pamjet nuk lanë vend për optimizëm dhe ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar lëndimin “Mendoj se është i njëjti dëmtim si herën e kaluar. Aty mora një goditje dhe e kuptova pak më vonë,” tha Vinicius.
Lëndimi të cilit i referohet lojtari është ai i pësuar nga Balaídos kundër Celtas më 25 gusht dhe që e mbajti jashtë për një muaj. Në atë rast lëndimi ishte në këmbën e djathtë dhe jo në të majtën.