U pezulluan prej motit të keq, lundrimet Durrës-Bari rifillojnë këtë mbrëmje
Lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt portit të Barit dhe anasjelltas do të rifillojë këtë mbrëmje në 22:00.
Lajmi konfirmohet nga Autoriteti portual i Durrësit, i cili ka njoftuar pasagjerët për shkak se lundrimi ishte pezulluar ditën e djeshme prej motit të keq.
Edhe kapiteneria e Portit të Vlorës pezulloi për ditën e djeshme lundrimin e tragetit Vlorë – Brindizi e anasjelltas, si dhe lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit deri në përmirësimin e kushteve të motit.