Gazment Bardhi: Nikolla nuk jep urdhra, zbaton ato që urdhëron Edi Rama!
Pak pasi Kuvendi mohoi se ishte dhënë urdhër nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për një përforcim nga Garda e Republikës në seancën e së hënës, ka ardhur menjëherë reagimi i Gazment Bardhit.
“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, thuhet në reagim.