“Dardanët” me mesazh për Shaqirin dhe Xhakën, “shpërthejnë” thirrjet “UÇK,UÇK”
Kosova po luan në kuadër të raundit të nëntë ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë përgatitur një baner me një mesazh drejtuar Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit para fillimit të ndeshjes.
“Gjakun e vendit tuaj se harruat kurrë, Kosova nuk iu harron dhe ka për çka me u mburrë”, ishte mesazhi që përcjellën “Dardanët” pak çaste para nisjes së takimit.
Në momentin e shpalosjes së banerit ka duartrokitur i tërë stadiumi, teksa vlen të theksohet se në stadiumin “St.Jakob- Park” në Bazel ka një numër të madh të tifozëve të Kosovës.
Mbështetja e ”Dardanëve” për Kosovën është e dukshme ku nuk mungojnë edhe thirrjet me aplitudë të lartë: “UÇK, UÇK…”.