Shqiptari shpallet kampion, Mike Tyson e uron me simbolin e shqiponjës
Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Carlos Molina-s.
Ai triumfoi në një duel që zgjati deri në raundin e nëntë kur kundërshtari u mposht me “KO”
Në përfundim 29-vjeçari festoi duke ngritur flamurin kuq e zi ndërsa ndeshja u ndoq dhe u komentua nga legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.
Madje ky i fundit përshëndeti Hadribeajn duke formuar me simbolin e shqiponjës me duar.
Hadribeaj e ka nisur karrierën e boksierit profesionist në vitin 2019 ndërsa mban mbi vete 16 fitore prej të cilave 6 me KO dhe asnjë humbje