Sat, Mar 15, 2025

VIDEO/ Përqafime me të gjithë, Sylvinho nuk përmbahet pas kualifikimit

  • PublishedNovember 21, 2023

Kombëtarja shqiptare zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit për kualifikueset e “Euro 2024”, ku kuqezinjtë u renditën të parët pas pikës së marrë nga një barazim pa gola me Ishujt Faroe në “Air Albania”.

Emocionuese! Djali i heroit Afrim Bunjaku thërret emrin e babait me tifozët në “Air Albania”

Me këtë arritje historike kuqezinjtë lanë pas dy emra të mëdhenj të futbollit europian si Çekia dhe Polonia.

Pas mbarimit të ndeshjes, futbollistët bashkë me trajnerin Sylvinho dhe presidentin e federatës, Armando Duka, kanë festuar në një nga klubet e kryeqytetit.

Në videot e publikuar në rrjetet sociale, trajneri brazilian shihet teksa përqafon lojtarët dhe feston nën muzikën e këngëtares së muzikës popullore Artjola Toksa.

“Nota për lojtarët”, ja si vlerësohen kuqezinjtë për ndeshjen kundër Ishujve Faroe

 

AlbaniaWeb.net