Breçani në burg, djali në kërkim, SPAK sekuestron armë, telefona dhe makina
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë informacionin e parë zyrtar për 11 urdhër- arrestet që lëshoi për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit, por edhe biznesmenë dhe elementë të botës së krimit. Nga 11 presona, sipas SPAK-ut janë arrestuar vetëm 4, 6 janë në kërkim dhe një në detyrim paraqitje.
Të arrestuar janë;
-Erzen Breçani, ish-zv/drejtor i Rendit në Policinë e Tiranës
-Dedan Gjoni, shef seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin Numër 6
-Besmir Murati
-Bujar Ajeti (Gërmizi)
Detyrim paraqitje
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
Në kërkim
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani-djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata-Biznesmen, lidhje krushqie me Breçanin
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Grabova
SPAK njofton se janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.