Fri, Mar 14, 2025

Apeli lë në fuqi masën për Berishën dhe liron nga qelia Malltezin

  • PublishedNovember 21, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e detyrimit për paraqitje të ish-kryeministrit si dhe të lirojë nga qelia dhëndrin e tij, . Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja të mërkurën, Malltezi do të qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak gjatë pjesës tjetër të hetimeve.

Berisha dhe Malltezi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, për vepra penale të korrupsionit lidhur me disa vendimarrje të ish-kryeministrit Berisha të dyshuara si në favor të dhëndrit të tij lidhur me privatizimin e ish- klubit “Partizani” si dhe ndërtimin në territorin e tij të një kompleksi pallatesh. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi i kundërshtojnë akuzat dhe i cilësojnë ato si hakmarrje politike të orkestruara nga kryeministri Edi Rama.

Pas shpalljes së vendimit për masat e sigurisë, avokati i Berishës, deklaroi për gazetarët se masat shtrënguese ndaj Berishës janë antikushtetuese.

“Problemi është ligjor, ajo masë e detyrimit për paraqitje rrjedh nga një proces antikushtetues dhe antiprocedurial penal,” tha Gjokutaj.

Prej gati një muaji, Berisha dhe avokatët e tij kanë ndërmarrë një betejë ligjore kundër vendimit të Gjykatës për masë sigurie, duke e konsideruar në shkelje të nenit 73 të Kushtetutës. Gjithashtu, Berisha nuk e ka zbatuar deri më tani vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore.