Mon, Dec 23, 2024

Festuan sulmet kundër Izraelit, arrestohen 17 persona në Gjermani

  • PublishedNovember 21, 2023

17 persona janë vendosur në pranga nga policia gjermane.

Kjo vjen si pasoje e komenteve “të tepruara” në rrjetet sociale dhe sepse këta të fundit kanë festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Sipas policisë bavareze, të dyshuarit janë nën hetim penal për nxitje, duke përdorur simbole të organizatave të konsideruara “terroriste”  të ndaluara dhe për miratim të akteve kriminale me postimet e tyre në mediat sociale.

Të dyshuarit janë dy gra dhe 15 burra të moshës 18-62 vjeç.

Policia gjermane  tha se mori në pyetje të dyshuarit dhe sekuestroi prova, duke përfshirë celularë dhe laptopë, gjatë bastisjeve në Mynih dhe në Bavari.

Gjithmonë sipas policisë gjermane , një  i dyshuar postoi një imazh të Hitlerit pak pas 7 tetorit me mbishkrimin: “Unë mund t’i vras ​​të gjithë hebrenjtë, por i lashë disa të jetojnë për t’ju treguar pse i vrava”.

 Pranë tij ishte një flamur palestinez, me mbishkrimin “Liri Palestinës” dhe një emoji me shenjën e fitores, raportojnë mediat e huaja.

 

AlbaniaWeb.net