Reshjet e shiut ndërpresin ndeshjen Mali i Zi-Shqipëri
Është ndërprerë përfundimisht ndeshja Mali i Zi-Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Europianit U-21.
Shkak për këtë vendim janë bërë reshjet e shiut me intensitet të lartë në Podgoricë, çka ka bërë që sfida të mos luhet dot në kushte normale.
Takimi u ndërpre përkohësisht pas 30 minutash lojë, arbitri dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe vendimi për të mos u luajtur u mor pas rikthimit në fushë, aty ku u pa qartë se është e pamundur të luhet futboll.
Natyrisht, nuk ka qenë vetëm vendimi i arbitrit, por gjithçka ka ardhur pas këshillimit me delegatin e UEFA-s.
Tashmë pritet të mësohet se në çfarë date do të mundësohet zhvillimi i pjesës së mbetur të ndeshjes.