Sat, Nov 30, 2024

Enrique Iglesias jep lajmin e keq për fansat!

  • PublishedNovember 23, 2023

Enrique Iglesias pohon se albumi i tij i ri do të jetë edhe i fundit në karrierë.

“Është mbaruar. Në fakt do të dalë në shkurt”, tha Enrique për “Today.”

“Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta lansoj atë”, u shpreh artisti spanjoll.

Enrique vazhdoi të përsëriste se albumi i ardhshëm në studio, ‘Final (Vol 2)”, në fakt do të jetë i fundit i tij.

“Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit… ky është ai. Nuk do të bëj më albume”, tha Iglesias.

Pavarësisht lajmeve, fansat mund të jenë të sigurt se Iglesias ka këmbëngulur se nuk do të ndalojë së bëri muzikë.

Ai premtoi se do të publikojë ‘këngë’ të reja dhe projektet e tjera do të vijnë akoma.