Sat, Nov 30, 2024

Në ditën e lindjes, Getoari i dedikon këngë të bijës

  • PublishedNovember 24, 2023

Dy vite më parë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u bënë prindër për herë të parë.

Sot, Marget vajza e tyre feston sot 2 vjetorin e lindjes. Getoari për ditëlindjen e saj të dytë ka një urim tepër special për vogëlushen, ka zgjedhur që të publikojë një këngë duke e titulluar “Marget”, ashtu si emri i saj.

Kënga është shkruar me fjalët më të ndjera dhe emocionuese për të, padiskutim që ky do të mbetet që kujtim i paharruar për vogëlushen.

 

Pjesë nga kënga:

Mami ka luftu për ty, ka rreziku për jetë
Për me sjellë në jetë një jetë nuk është aq e lehtë
Erdhe ti jet, ishim 2 u bëmë 3 vetë
Një ditë do iki babi e mami, por kjo kangë për ty do mbetë
Njërzit e shohimn sipërfaqen se dinë kurrë çfarë ke ti brenda
Familja është e shenjtë!

Urimet për Marget nuk kanë munguar as nga familjarët e Marinës.

Luana Vjollca nëpërmjet një story në Instagram ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen beba ime. Teze Ana vdes për ty.”


Urimet nuk kanë munguar as nga motra e madhe e Marinës, Lira dhe vajzat e saj.