Sat, Nov 30, 2024

E sulmoi seksualisht dhe e filmoi, tjetër padi për Diddy-n

  • PublishedNovember 24, 2023

Pas padisë së ish të dashurës së tij Cassie, një tjetër padi tronditëse vjen për reperin Sean “Diddy” Combs nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal.

Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e drogoi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente.

Në padinë e saj, Joie shprehet se Diddy e drogoi aq sa për ta lënë të paaftë për të qëndruar në këmbë. Kështu, ai përfitoi prej saj duke abuzuar seksualisht, ndërsa e reja nuk mundi t’i shpëtonte sulmit.

Vajza pretendon se është viktimë e “pornografisë hakmarrëse”, ndërsa më vonë u shtrua në spital për ide vetëvrasëse dhe depresion të rëndë.

Si herën e kaluar, edhe kësaj padie avokatët e Diddy-t u përgjigjën me mohim akuzash.