“Theri me thikë babanë e gruas”! Ky dyshohet se është dhëndri që vrau vjehrrin (FOTO)
I dyshuari për vrasjen e vjehrrit mbrëmë në Prishtinë, Edon Bujupi ndodhet ende në arrati. Sipas policisë, dyshimet e para janë që vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Kështu si pasojë e plagëve të marra nga thika, vjehrri Ali Kosova 52-vjeç ka vdekur në spital.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 29.11.2023 – 21:30. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.