Dy barazimet e fundit i kushtuan 3 pozicione kombëtares, në çfarë vendi renditemi?
Dy barazimet me Moldavinë dhe ishujt Faroe i kanë kushtuar shumë kombëtares shqiptare.
Tashmë renditemi në vendin 62-të të renditjes ose e thënë ndryshme kemi humbur 3 pozicione në tabelë, që nga përditësimi i fundit.
FIFA ka publikuar listën e përditësuar, pas marrjes së pikëve të radhës, me Kombëtaren e Uruguajit, e cila ka shkëlqyer.
Pëfaqësuesja “ Celeste” arriti të siperojë 4 vende nga vendi i 15-të shkojë në vendin e 11-të.
Në krahun tjetër, Kosova arriti të marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 3 përballjet e nëntorit, respektivisht ndaj Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë, mirëpo humbja nuk është se ndikoi shumë, me “Dardanët” që janë ngjitur me plot 4 vende në renditjen e Kombëtareve.