Sat, Nov 30, 2024

Greqia kërcënon të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të Fredi Belerit

  • PublishedNovember 30, 2023

të mërkurën paralajmëroi një takim të Këshillit të Përfaqësuesve të Përhershëm të -së, COREPER, se është gati të bllokojë bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse ajo nuk respekton të drejtat e kryebashkiakut etnik grek të burgosur të Himarës, .

Në deklaratën me shkrim, të cilën BIRN e ka parë, Greqia tha se “pret që Shqipëria të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për marrjen e detyrës nga Beleri dhe të respektojë të drejtën e tij për një gjykim të drejtë dhe prezumim të pafajësisë”.

“Përndryshe, ajo nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me fazat e ardhshme në procesin e anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e Raportit të Vlerësimit të Standardeve të Pazgjidhura”, shtoi deklarata.

Beleri – Beleris në greqisht – u arrestua nga autoritetet shqiptare dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit me akuzën e blerjes së votave. Që atëherë ai ka qenë pas hekurave dhe i është mohuar e drejta për të marrë detyrën e kryebashkiakut në Himarë, pavarësisht se është zgjedhur si i tillë.

Mbështetësit e tij thonë se ai është një dëm kolateral në një luftë midis autoriteteve dhe pakicës greke të vendit për tokën shumë të lakmuar të Himarës. Prokurorët thonë se çështjet pronësore nuk kanë asnjë lidhje me çështjen ndaj Belerit.

BIRN, në një investigim të mëparshëm, raportoi se anëtarët e pakicës greke të vendit thonë se po detyrohen të shesin tokën e tyre me çmime të ulëta tek investitorët strategjikë, si pjesë e një programi për të zhvilluar potencialin turistik të zonës.

Nën sundimin komunist, e gjithë prona në Shqipëri iu kalua shtetit. Që atëherë, si shqiptarët ashtu edhe anëtarët e komuniteteve të pakicave etnike po përpiqen të rimarrin pronësinë e pronës së tyre të nacionalizuar.

Shqipëria thotë se çështja është shumë komplekse. Aty ku grekët shohin diskriminim, autoritetet shqiptare thonë se ligji po zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë – edhe pse ngadalë.