Lavrov i acaruar keqas në samit: Më lini të qetë
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përball me disa ngërçe gjatë mbledhjes së organizuar dje në samitin e OSBE-së.
Gjatë fjalimit “A mund të më lini të qetë? Ju lutem! Faleminderit!”, tha Lavrov në anglisht dhe më pas vazhdoi fjalimin e tij në rusisht.
Akoma është e paqartë se kujt iu drejtua ai në këtë mënyrë por thuhet se delegacioni ukrainas ishte larguar nga salla kur Lavrov nisi fjalimin.
Ministri i Jashtëm rus foli për 15 minuta para se të largohej nga takimet.
Lavrov mbërriti në Shkup për të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.