Sat, Nov 30, 2024

Prishtinë, ndërron jetë foshnja e porsalindur, dyshohet prej pakujdesisë

  • PublishedDecember 1, 2023

Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Qendrën Klinike Universitare, ku një foshnje ka humbur jetën gjatë lindjes.

Babai i foshnjës ka qenë ai që e ka denoncuar në polici rastin, që ka kallëzuar se foshnja ka ndërruar jetë gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë.

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se autoritetet përkatëse janë duke hetuar rastin.
Rasti është klasifikuar si trajtim i papërgjegjshëm mjekësor.

Ngjarje në përditësim.