Sat, Nov 30, 2024

Rrëzohet propozimi i Braçes, ditët e ciklit menstrual nuk do të paguhen

  • PublishedDecember 1, 2023

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë është rrëzuar propozimi i Erion Braçes. Ai propozoi që gjatë ciklit menstrual, gratë bëjnë pushim dhe të paguhen për ditën e punës. Gjithashtu Komisioni rrëzoi edhe propozimin e Braçes që të hiqet TVSH-ja nga produktet higjenike.

Braçe tha se këtë nismë e zbatojnë 22 vende të BE-së dhe se Shqipëria nuk mund të avancojë më tej, nëse nuk e miratojnë këtë propozim.

Gjatë mbledhjes ka pasur edhe diskutime nga deputetët e tjerë, të cilët janë ndarë pro apo kundër, por në fund të mbledhjes shumica prej tyre e kanë rrëzuar nismën.

Brace: Propozoj përjashtimin nga TVSH të produkteve higjieno-sanitare, për ciklin menstrual të grave dhe vajzave. Puna e papaguar e grave ka një ndikim shumë të fortë në ekonominë kombëtare.

Ervin Mete: Në parim jemi dakord me mbështetjen e grave, jo vetëm për paketën higjienike por edhe më shumë. Por në këtë moment, që ne kemi një qasje drejt eliminimit të përjashtimeve. Në 2 muaj do të bëjmë dhe një analizë sidomos të përjashtimeve që kemi tek TVSH. Ne do ta kërkonim më gjatë propozim duke pasur parasysh që kodet me të cilat lidhet kanë ndërthurje edhe me produkte të tjera, dhe impakti total nuk është i pa konsiderueshëm. Ta shqyrtojmë në një moment të dytë jo të lidhur tani me buxhetin. Fryma është që të mos japim më përjashtime kryesisht nga TVSH-ja.

Erion Braçe: Që në vitin 2006 ka një direktivë për këtë, më pas ka një rezolutë të BE, që e konsideron problem të madh për shëndetin. Si çështje evropiane që lidhet me shëndetin e grave daton nga viti 2006. Mendoj se do të vijmë shumë shpejt këtu edhe për shkak të procesit në BE. Ne nuk kemi ndonjë politikë të veçante për të mbështetur gratë, përveç ndihmës që japim për gratë kryefamiljare. Mbi gratë rëndon puna e papaguar, puna e nën paguar dhe në pa barazi me punën që bën një burrë. Po humbim popullsi, jo vetëm në numër, edhe si pasojë e plakjes, po humbim lindje të reja që lidhen me shëndetin riprodhues të grave. Në këtë pikë kjo masë vlen shumë. Ndikimi qoftë moral por edhe financiar është i konsiderueshëm edhe nëpër familje. Është themelore ta ndërmarrim një masë të tillë. Kostoja për një familje për paketën higjieno-sanitare është sa 2 ndihma ekonomike në vit.

Gjylameti: Mendoj se duhet të marrim një nismë më të madhe se kaq, por të shkojmë edhe tek mbështetja e fëmijëve apo moshës së tretë apo kategorive të tjera që të marrin paketën higjienike pa TVSH.

Braçe: Nëse nuk bëjmë këtë që propozoj, nuk do të bëjmë asgjë të madhe. Janë 22 shtete të BE-së që e zbatojnë këtë gjë, ka shtete që paketën e japim falas.

Vullnet Sinaj: Nëse do vendosim të prekim TVSH-në mendoj se fillimisht duhet të prekim TVSH-në për produktet e shportës që janë më të rëndësishme. Vendet fqinje e kanë më të ulët TVSH-në e shportës, dhe për pasojë ka produkte që hyjnë në rrugë tokësore kontrabandë. Nëse ulim TVSH-në për shportën i bëjmë të kënaqura edhe zonjat.

Mete: Duhet të bëjmë një diskutim më të zgjedhur për të mbështetur ato kategori që janë më në nevojë, ndoshta edhe më shumë se kaq.

Braçe: I vetmi dyshim që unë kam dhe për propozimin është që nëse do të reflektohet heqja e TVSH-së tek çmimi, apo tregtari do i marrë lekët dhe do i fusin në xhep.