‘Mos ma ngri zërin s’jam gruaja jote’/ Pse po debatojnë Blero dhe Edona?
Debatet e ditëve të fundit, kanë sjellë dinamika të reja në ‘Big Brother Vip Kosova’. Ndonëse i premtuan një miqësi besnike njëri-tjetrit, duket se loja dhe konkurrenca e fortë po bën punën e saj, e mes Edonës e Bleros kanë nisur ‘krisjet’ e para.
Në spektaklin që shkoi, Blero në zinxhirin e shpëtimit zgjodhi Ganiun dhe jo Edonën e duket se këtu kanë nisur hatërmbetjet para.
Ndërsa, mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një grindje mes tyre, ku Blero i ka kërkuar Edonës të mos ta çojë nga gjumi, ndërsa ajo i është kthyer duke i thënë që mos t’ja ngrejë tonin e zërit pasi nuk është gruaja e tij.