“Ne shqiptarët jemi human”, video të Naimit teksa merrte nisma bamirësie
Naim Murseli, planifikoi dhe pagoi vrasësin e gruas së tij tre ditë më parë.
Dyshohet se ai e ka kryer këtë krim për arsye që nëse ndaheshin, Liridona e kishte kërcënuar atë se do të tregonte për të gjitha vjedhjet që ai kishte bërë gjatë kohës që ka qenë këshilltari i Behgjet Pacollit.
Vrasja e Liridonës ndodhi në prani të dy fëmijëve të tyre, teksa Naimi u rrëfye në polici për fajin e kryer.
Por Naimi kohë më parë, ka marrë nisma të ndryshme bamirësie. Ai ka një restorant në Suedi dhe shpërndante kafe falas për të gjithë të moshuarit.
Naimi:
Ne shqiptarët jemi human dhe kreativ, këto të dyja bashkë i kombinova që të bëj këtë nismë edhe në shenjë falenderimi për suedezët që na kanë mikëpritur ne në fillimet tona. Mua nuk më kushton asgjë që ta bëj këtë gjest për ata dhe janë mirënjohës për këtë. Unë kam shkuar në Suedi që në vitin 1992 dhe suedezët më kanë mirëpritur shumë mirë.