Fri, Nov 29, 2024

Përvjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Begaj: Të palëkundur në misione të vështira

  • PublishedDecember 4, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh urimi për përvjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Begaj shprehet se FA janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Presidenti vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misionesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe botë.

“Nderim dhe mirënjohje për secilin prej jush; djem, vajza, burra dhe gra, që shërbeni me guxim të pakrahasueshëm, sakrificë të thellë dhe përkushtim të palëkundur në misione të vështira si dhe në ato paqeruajtëse jashtë kufijve tanë!

Faleminderit që mbani lart me trimëri flamurin dhe emrin e Shqipërisë,” shkruan Begaj.

AlbaniaWeb.net