Fri, Nov 22, 2024

Ndërron jetë shqiptari në Britani, zjarri përfshiu shtëpinë e barit ku qëndronte

  • PublishedDecember 14, 2022

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shtëpia e barit ku ai qëndronte është përfshirë nga flakët.

Viktima është identifikuar si Mariglen Ruçi, 24 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë. Policia britanike është duke hetuar ngjarjen e rëndë.

Dy muaj më parë, media britanike “Daily Mail” publikoi një artikull për emigrantët shqiptarë që shkojnë në Angli në rrugë ilegale.

Në artikull thuhej se shqiptarët pas tre ditësh që futen në tokën angleze punojnë në fermat e kanabisit.

“Daily Mail” shkruante se emigrantët futen në këtë punë në mënyrë që t’u paguajnë borxhet kontrabandistëve.