Noka ndezi zjarr në Kuvend, Balla-prokurorisë: Vepër penale, dënohet deri në 5 vite burg
Ministri i Brendshëm Taulant Balla iu ka bërë thirrje institucioneve të akuzës që të ndjekin zbatimin e ligjit për të gjithë njëlloj duke iu referuar tensioneve dhe trazirave shkaktuar në Kuvend.
Sipas Ballës, deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfitur apo duke u fshehur pas imunitetit
“Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.
Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrësesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit,” shkruan Balla në Facebook.