Wed, Nov 27, 2024

Bomba në ashensor, kush e vrau Vajdin Lamen? SPAK shpëton Lul Berishën

  • PublishedDecember 4, 2023

SPAK shpëton Lulzim Berishën dhe ish-kunatin e tij, Plarent Dervishi, të cilët tre vite më parë u akuzuan për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame rreth 20 vite më parë. Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes dhe kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi.

SPAK ngriti akuzat pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi. Tashmë për vrasjen e Lames akuzohen vetëm Emiliano Shullazi dhe Viktor Ymeri. Nga ana tjetër, ndaj Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishit vijon procesi gjyqësor për Klodian Saliut, ngjarje për të cilën janë marrë të pandehur edhe Indrit Taullai, Indrit Rusi.

AlbaniaWeb.net