Hoteli përfshihet nga flakët, shkak një defekt në sistemin elektrik
Një hotel është përfshirë nga flakët në Vranisht, Devoll.
Nga çfarë raportohet deri më tani zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.
Dyshimet e para janë se shkaqet e zjarrit kanë ardhur nga një ngarkesë në sistemin elektrik.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe po tentojnë të shuajnë flakët.