“40-vjeçar i shfrenuar”/Ganiu debaton me Bucin, nuk i kursejnë etiketimet
Nuk kanë fund diskutimet në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Kosova’. Tensionet mes banorëve sa vijnë e shtohen. Buci dhe Ganiu janë përfshirë në një debat ku nuk kanë munguar as etiketimet ofenduese.
Teksa ndodheshin në dhomë e gjumit, Buci iu drejtua Gani Gërmisë duke i thënë ‘vogëlush’. Ndërkohë, ky i fundit nuk ja përtoi duke i përmendur rastin me Santianën dhe duke e quajtur 40-vjeçar i shfrenuar.
“Vogëlushi është i dëshmuar, nuk ka ardhur këtu të dëshmohet, ti në moshën 40-vjeçare je duke tradhtuar në format më të këqija, ku është sensi i jetës, kuptimi i lojës, çka don me iu tregu shqiptarëve, 40-vjeçari i shfrenuar”, është shprehur Gani Gërmia.
Ndërkohë, kujtojmë që në një tjetër diskutim të përbashkët, Buci u shpreh i bindur se do të jetë fitues i BBVK2.