Tue, Nov 26, 2024

UEFA shkurton listat, Siylvinho në Euro2024 pa Brojan dhe Kumbullën?

  • PublishedDecember 4, 2023

Shqipëria mësoj dhe grupin me të cilin do të përballet në Euro2024, ku u shortua me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Një grup aspak i lehtë i quajtur në të gjithë Europën “grupi i ferrit”.

Sikur të mos mjaftonte rrugëtimi i vështir që Kombëtarja shqiptare do të hasë në Gjermani 2024, problemet krijohen dhe në listën e lojtarëve që do përfaqësojnë vendin tonë.

UEFA ka vendosur që secili ekip të ketë vetëm 23 futbollistë, nga 25 që lejoheshin më parë.

Numri i futbollistëve të gatshëm u shtua gjatë periudhës “Covid-19” ku ekipeve i lejohej të kishte 25 futbollistë, ndërsa tani gjithçka është rikthyer si më parë.

Me vetëm 23 emra në dispozicion, trajneri Sylvinho do duhet të lërë jashtë disa futbollistë nga grumbullimi i fundit.

Këtu problemi haset tek Armando Broja dhe Marash Kumbulla, me dy lojtarët që janë hasur me dëmtime të rënda duke ndikuar jo pak në minutat dhe formën e tyre në fushë.

Sulmuesi i Chelsea ka nisur të marrë minuta me të tijtë në Premier League, nga ana tjetër mbrojtësi i Romës do jetë gati për Mourinhon vetëm në janar.

Shkurtimi i listës dhe forma jo e mirë e Brojës dhe Kumbullës deri më tani, mund të krijojë shumë pikëpyetje tek trajneri Sylvinho. Mungesa e tyre në Gjermani 2024 është e vështirëm të mendohet.

Ngelet për tu parë nëse Sylvinho do sakrifikojë emra të tjerë për t’i bërë vend Kumbullës dhe Brojës.