U tërhoq nga Festivali i Këngës, Sardi Strugaj rrëfen arsyen
Tërheqja e artistëve konkurrentë është fenomeni që ka prekur këtë vit Festivalin e Këngës.
Arsyeja që është përfolur në rrjet është që ky kompeticion këtë vit i është premtuar që në fillim Elsa Lilës.
Së fundmi gjatë provave ditore të “Dancing With the Stars”, konkurrenti Sardi Strugaj tregoi përse u tërhoq nga “Festivali i Këngës”.
“Kejsi dhe Samanta janë larguar para meje”, tha Sardi.
“Kështu flitet, unë emrin e Anxhelës e kam ditur që në Maj. Emrin e Ronelës e dija nga Qershori që e ka fituar Ronela.
Nuk e besoja por kur dalin… Vjet Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet flitet që e ka fituar Elsa, mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur”, tregon këngëtari.
Një arsye që ai u tërhoq është se sipas tij niveli i festivalit ishte shumë i ulët, ndërsa edhe nëse e fiton Elsa Lila, Sardi u shpreh se nuk do ta kishte problem nëse ajo e meriton.
“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër. M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve.
Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë”, tha Sardi.
Edhe dy këngëtaret e tjera, Kejsi Tola dhe Samanta Karavella gjithashtu janë tërhequr nga gara.