” E kërkojnë para se të flejnë gjumë” vëllai i Liridonës tregon për gjendjen e fëmijëve
Leonard Ademaj, vëllai i viktimës Liridona Ademaj teksa ka qenë i ftuar te “Shqipëria Live” ka folur për vrasjen e motrës nga bashkëshorti.
Ai ka folur duke thënë se Liridona ka qenë një motër, nënë, gra e fuqishme.
Leonardi theksoi në një pjesë të deklaratës gjendjen e 2 fëmijëve të Liridonës.
“Fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur, natën pas vrasjes i kishim më shtëpi dhe e kërkonin sepse nuk flinin dot pa të. Momentalisht fëmijët i kanë gjyshit(prindërit e Naimit)”, tha Ademaj.”
Ai gjithashtu tha se familja e tij besonin në drejtësinë e Kosovës dhe i’a kanë lënë kësaj të fundit të zbardhë të vërtetën e ngjarjes. Ai tha se sipas tyre arsyeja e vrasjes ishte siguracioni i jetës që vlente 20 milionë euro.