Pas ngjarjeve me Bucin, i dashuri i Santianës habit me reagimin e tij!
Santiana Maloku ka marrë një letër nga i dashuri i saj pasi po e priste prej ditësh.
Ai e ka befasuar me një mesazh në spektaklin e ditës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2.
Partneri i tha se nuk e priste një gjë të tillë nga ajo, ndonëse akuzat i hodhi ndaj Ylli Dervishit.
Për Bucin tha se e shfrytëzoi për lojë Santianën, duke i thënë se vetë ajo është shumë më e fortë.
Për veprimet e saj, i dashuri i kërkoi që të sqarohen kur të dalë jashtë dhe se tani të vazhdojë lojën dhe të shfaqë veten siç di ajo.
Santiana nga ana tjetër u shpreh shumë e emocionuar dhe i kërkoi falje partnerit të saj.
Ajo tha se do të vazhdojë lojën dhe se nuk do ta zhgënjejë më.