Sun, Nov 24, 2024

Me një foto krahë artistit! Luizi reagon për humbjen e Mirush Kabashit

  • PublishedDecember 5, 2023

Kolegë dhe personazhe të njohur kanë reaguar të pikëlluar për humbjen e madhe të skenës shqiptare, aktorin Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.  Me një foto krahë artistit, Ejlli i jep lamtumirën aktorit të ndjerë.

Mirush Kabashi u nda nga jeta në mesnatën e 5 dhjetorit. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.  Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Është një aktor shqiptar. Origjina e tij është nga Gjakova. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”