Serie A shpall “më të mirët” e vitit, dominon Napoli, plotëson podiumin Milani dhe Interi
Futbolli italian ka vlerësuar lojtarët më të mirë të sezonit që lamë pas ose ndryshe “11-shja më e mirë”, ku ashtu siç pritej ka një dominim të lojtarëve të Napolit, skuadra që triumfoi në Serie A.
Sulmuesi i tyre Viktor Osimhen u shpall dhe “golashënuesi” i sezonit gjithashtu dhe me çmimin lojtari i vitit.
Luciano Spalleti u vlerësua si trajneri më i mirë i sezonit, ndërsa goli i gjeorgjianit Kvaratskhelia kundër Atalantës u votua nga tifozët si goli më i bukur i vitit.
Gjithashtu klubi i Napolit u shpall edhe si shoqëria e vitit. Formacioni më i mirë në Serie A është i formuar nga tre ekipet, Napoli me 5 lojtarë, Inter me 3 lojtarë dhe Milan po me tre lojtarë.
Top 11-shja
Mike Maignan (Milan), Giovanni di Lorenzo (Napoli), Alessandro Bastoni (Inter), Kim (Napoli, ora al Bayern), Theo Hernandez (Milan), Nicolò Barella (Inter), Hakan Calhanoglu (Inter), Stanislav Lobotka (Napoli), Rafael Leao (Milan), Victor Osimhen (Napoli), Khvicha Kvaratskhelia (Napoli).