Bebe Rexha arrin suksesin e radhës në Spotify
Platforma e muzikës Spotify ka publikuar disa të dhëna vjetore për dëgjimet e këngëve për çdo artist.
Në mesin e artistëve më të dëgjuar të vitit, sigurisht që janë edhe shqiptaret e famshme: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Ndërkohë Bebe Rexha në rrjetet sociale ka ndarë shifrat e dëgjimeve që kanë marrë këngët e saj.
Këngët e saj janë dëgjuar mbi 1.7 miliard herë brenda vitit, nga 161 milionë dëgjues, fansat prej 184 vendeve të botës.
Këto klikime vijnë nga albumi i saj i tretë “Bebe”.