Wed, Nov 27, 2024

Çfarë është Osteopatia – Trajtimi që Sistemon Kockat dhe Muskujt

  • PublishedDecember 5, 2023

Osteopatia është një lloj terapie e zhvilluar gjatë shekullit të 19. Ajo i jep rëndësi shëndetit të sistemimit kockor dhe muskulor të trupit.


Parimi në të cilin bazohet është se mirëqenia e një individi varet nga funksionimi në harmoni i kockave, muskujve, ligamenteve dhe indeve lidhëse.

Dhe nëse harmonia midis tyre prishet për shkaqe të ndryshme, funksionimi i sistemit të qarkullimit të gjakut, limfatik ose nervor preken duke zvogëluar aftësinë e trupit për t’u vetë shëruar.

Çdo dëmtim i kyçeve ose i muskujve duhet të trajtohet, përndryshe do të preken edhe pjesë të tjera të tij.

Për shembull, një dëmtim i kyçit të këmbës mund të bëjë që pacienti të çalojë dhe të mundojë më tepër këmbën tjetër.

Me kalimin e kohës, ky çekuilibër mund të çojë në lëndime të tjera, të tilla si dhimbje në kyçin e këmbës, gjurit ose ijeve, por edhe në dhimbje shpine.

Osteopatët përdorin punimin fizik të muskujve, shtriqjen dhe masazhimin e tyre me qëllim :

  • Rritjen e lëvizshmërisë së kyçeve.
  • Lehtësimin e tensionit në muskuj.
  • Për të reduktuar dhimbjen.
  • Për të rritur furnizimin me gjak të indeve.
  • Për të ndihmuar trupin të shërohet.
  • Ata përdorin një sërë teknikash, por jo ilaçe apo kirurgji.

Cilat janë rastet kur mund të përdoret kjo lloj mënyrë trajtimi?

Shumica e njerëzve që vizitohen tek një osteopat e bëjnë këtë për të marrë ndihmë për shqetësimet që prekin muskujt, kockat dhe nyjet, të tilla si:

  • dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës
  • dhimbjen e qafës
  • dhimbje në shpatull ose në bërryl
  • për artritin
  • probleme me legenin, ijet dhe këmbët
  • lëndimet sportive
  • dhimbje të muskujve dhe kyçeve, për shkaqe që lidhen me punën ose shtatzëninë

Nëse jeni shtatzënë, përpara se të shihni një osteopat, kërkoni fillimisht këshilla nga një mjek i përgjithshëm ose mami në lidhje me simptomat tuaja.

Gjithashtu osteopati duhet të jetë i specializuar për dhimbjet e muskujve ose kyçeve gjatë shtatzënisë. /AgroWeb.org