Rita Ora na surprizon me projektin e ri, këtë herë larg muzikës
Nuk po mjaftohet vetëm me muzikën, Rita Ora, pas vizitës në Kosovë për 33- vjetorin e saj na njofton për surprizën e radhës.
Në një intervistë për ‘The Sun’, ylli i pop-it me origjinë shqiptare ka njoftuar se ka nisur punën për realizimin e një dokumentari i cili do të ketë në fokus kulturën dhe të rinjtë në Kosovë.
“Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tonë. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë.”
Ndërkohë gjatë vizitës në atdhe me bashkëshortin e saj Taika Waititi, ata kanë filmuar disa skena për dokumentarin nga jeta në Kosovë.