Merr fund aventura, Grezda “ndahet” me Partizanin
Arritja e Eros Grezdës tek klubi i Partizanit pati shumë bujë në merkaton e verës.
Megjithatë aventura e tij në kryeqytet është mbyllur pa filluar mirë,
Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka ndërprerë kontratën me klubin pa pritur as merkaton e janarit , kjo si pasojë e formës së tij sportive.
Grezda iu bashkua Partizanit në verë ne tentativën për të ringjallur karrierën nën drejtimin e Zoran Zekiç, i cili e kishte drejtuar edhe më parë në Kroaci. Por edhe në vendin tonë, futbollistin e përndoqi kalvari i gjatë i dëmtimeve dhe problemeve të vazhdueshme fizike.
Anësori nuk ka mundur të japi më të mirën e tij dhe kur ka zbritur në fushë, ku ka qenë shumë larg pritshmërive.
Prandaj të dyja palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin e gjitha në mirëkuptim mes lojtarit dhe klubit.Grezda luajti 15 ndeshje me Partizanin ku shënoj vetëm 1 gol.
NJOFTIMI I KLUBIT
Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe.