Çfarë i Ndodh Trupit Nëse Hani Mandarina Çdo Ditë
Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen e rriten me përkujdesje, por edhe në të gjithë Shqipërinë.
A ju ka marrë malli për Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës?
Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim.
Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.
Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë.
Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.
Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.
Vitaminë C për përthithjen e hekurit
Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e këtij minerali nga organizmi juaj.
Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.
Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut.
Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën.
Tregjet e Europës në Kërkim të Mandarinës Shqiptare
Shqipëria është duke u shndërruar në një konkurrente të fortë në Evropë në tregun e mandarinave, krahas Italisë, Greqisë dhe Spanjës.
Aktualisht, fermerët e Konispolit kanë nisur me intentistet vjeljen dhe ngarkimin e arkave me destinacion eksportin drejt tregjeve evropiane.
Fermerët pohojnë për AgroWeb.org se pothuajse gati gjysma e prodhimit të mandarinave shkon për furnizimin e tregut vendas.
Ndërsa gjysma tjetër për të plotësuar kërkesat e tregjeve evropiane, të cilat në këtë stinë i kanë drejtuar sytë nga Shqipëria. Sidomos për furnizimin me mandarina.
Kërkesa e tregjeve evropiane sa vjen dhe rritet.
Ndaj dhe fermerët e Konispolit po ndërmarrin të tjerë hapa në zgjerimin e mëtejshëm të kultivitimit të këtij frutit të artë dimëror.
Mandarinat e Xarrës – Një Histori Suksesi
Duke funksionuar si qendër grumbullimi e shpërndarjeje, Xarra në Sarandë, ka vënë në funksion të mandarinës “së saj”, rreth 800 hektarë tokë, ku janë mbjellë mbi 450 mijë pemë.
Prodhimi arrin deri në 16 mijë ton prej tyre.
Ndërkohë që kujdesen për mandarinën, Xarra siguron punë periodike edhe për rreth 400 punëtorë, që vijnë edhe nga qytete të tjera si Berati, Fieri, Lushnja, Librazhdi etj, të cilët arrijnë të përfitojnë 1500-2000 lekë të reja në ditë.
‘8 mijë ton nga prodhimi ynë shkon për furnizimin e tregut të brendshëm, 8 mijë ton për në Kosovë dhe rreth 1 mijë ton në Maqedoni.
Këtë vit tentuam edhe Poloninë dhe besoj se shumë shpejt, ky shtet do të tërheqë deri në 4500 ton prej nesh’- thonë për AgroWeb.org fermerët e Xarrës./AgroWeb.org