Vrasja e 14-vjeçares në Shkup, Maqedonia kërkon ekstradimin e autorit
Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar që autoritetet turke të mbajnë në paraburgim të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçeska.
Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga njofton se ai e ka nënshkruar kërkesën për ekstradim që do t’i dërgohet Ministrisë turke të Drejtësisë.
Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një marrëveshje të përbashkët për ekstradim. Pasi të miratohet ekstradimi, do të merret një vendim për kohën dhe mënyrën e transferimit të të dyshuarit, Lupço Palevski.
Ai u arrestua dje në Turqi.