Ulsi Manja: Çështja e Belerit i takon drejtësisë, nuk e marr seriozisht Berishën
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se çështja e Fredi Belerit i përket tërësisht drejtësisë.
Gjatë fjalimit ministri u shpreh se Berishën ka kohë që nuk e merr më seriozisht.
Me thënë të drejtën ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën se ka kohë që e ka humbur sension e kohës dhe realitetit. Qëndrimi ynë është konstant. Çështja Beleri i takon drejtësisë dhe përsa i përket çështjes së betimit, do t’ju lutesha të njiheshit me vendimin e Gjykatës së Lartë e cila ka zgjidhur ngërçin mes asaj të Durrësit dhe GJKKO lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Belerit për t’u lejuar të betohet.
Ulsi Manja shprehu sot gjithashtu se dorëzoi në Kuvend projektligjin për amnistinë ku përfitonin rreth 600 të burgosur.