Sat, Nov 30, 2024

‘Lëshim pa duar’: PS nuk gjen konsensus për ligjin e basteve sportive

  • PublishedDecember 7, 2023

Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi të enjten pa rezultat ndryshimet e ligjit “Për lojërat e fatit”, që parashikon rikthimin e tyre online pesë vite pasi qeveria “Rama” i mbylli ato me ligj.

Në një mbledhje online me praninë vetëm të deputetëve të mazhorancës nuk u arrit një konsensus për ndryshimet e reja të propozuara për draftin e qeverisë nga kryetari i komisionit, .

Që në nisje, Shalsi pranoi se këto ndryshime nuk e zgjidhin sfidën e menaxhimit të këtij tregu, duke i kërkuar Ministrisë së Financave që të hartojë një ligj të ri më të plotë.

Propozimi i parë lidhej me mënyrën e organizimit të garës duke vendosur dhe një tarifë ekstra për kompanitë fituese të licencave për organizimin e këtyre lojërave.

“Meqënëse licenca do të jetë 10 vjet, gara të organizohet në dy faza, konkurim fillestar me plotësim bazik të dokumenteve ligjore dhe faza e dytë të ketë një komponent financiar,” tha Shalsi, duke sqaruar që kriteri të jetë “kush investon më shumë” me idenë e një ankandi dysheme.

Propozimi i dytë lidhej me ndërtimin e një sistemi tek i cili do të lënë gjurmë të gjitha transaksionet që do të ndodhin në kompanitë e lojërave online dhe basteve sportive.

“Ka një koncesion që do mbetet në fuqi, por sugjerohet që ky lloj sistemi përfshirë edhe monitorimin të jetë i monitoruar në real time në një rekord,” shtoi ai.

Ai pranoi se në komision kishin ardhur propozime të shumta dhe një ndër to ishte kërkesa nga ish-kompanitë e basteve që të mos jetë kusht skualifikues aktiviteti në 3 vende të huaja, por një minimum vitesh në këtë fushë. Kjo kërkesa nuk u pranua dhe Shalsi sqaroi se komisioni do t’i qëndrojë përcaktimit të kriterit që kompania të ketë përvojë jo më pak se 3 vjet në këtë fushë në 3 vendet e OECD-së.

Sipas tij, do të duhet të përcaktohet sipas legjislacionit vendas edhe përqindja e aksioneve që do të ketë aksioneri i huaj, që është si një kriter tjetër kufizues.

Deputeti , i cili e ka kundërshtuar këtë projektligj që në nisje, kundërshtoi edhe propozimet e reja duke thënë se, -“ajo që propozohet është ta lëshojmë pa duar fare, ta përhapim kudo”.

“Duam ta legalizojmë dhe kontrollojmë apo vetëm po e legalizojmë dhe ta lëmë të lirë”?  pyeti Braçe duke konstatuar se ligji s’ka masa për ta kontrolluar.  Braçe propozoi që platforma e basteve online të jetë në pronësi të shtetit dhe monopol, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar aktivitetin e paligjshëm.

Edhe deputetë të tjerë socialistë kritikuan projektin e qeverisë dhe vijuan të këmbëngulin që tatimi mbi kompanitë që do të licensohen është zero, duke vënë në pikëpyetje përfitimin e shtetit.

“S’mund të paguajnë tatime më pak se ata që ushtrojnë aktivitet tregtar,” tha duke e cilësuar tatimin e parashikuar “jo të drejtë”.

Ai po ashtu foli për rriskun e manipulimit, duke iu referuar dhe konsultimeve me përfaqësues të kompanive të basteve. Sipas Xhelilit, këto mungesë garancie në platformat e tyre mund të çojnë në evazion, por edhe në elementë të pastrimit të parave.

Edhe deputetja kërkoi tatim më të lartë për kompanitë e basteve.

Pas debateve, Shalsi pranoi se formalizim 100 përqind të tregut nuk mund të pretendohej, por të paktën ndryshimet synojnë legalizimin e tregut ilegal që është aktualisht.

Opozita e ka kundërshtuar gjithashtu fort këtë draft-ligj të qeverisë. Deputetja demokrate, i tha BIRN se edhe ndryshimet e reja që propozohen mbi këtë draft nuk ndryshojnë perceptimin se ai është një “ligj klientelist”.

“Qeveria vazhdon traditën e ligjeve me porosi dhe klienteliste,” tha Tabaku duke i cilësuar ndryshimet si “favorizim i një pakice, ndëshkim i shumicës dhe duke thelluar pabarazinë si në kuptimin e taksimit të këtyre bizneseve, ashtu dhe në vendosjen e rregullave”.

“Ende nuk ka qartësi se si do operohet me kompanitë e huaja që duhet të jenë ortake me ato shqiptare,” theksoi ajo, duke shtuar se, “këto paqartësi krijojnë probleme serioze, duke pasur parasysh se shumica e kontratave që SPAK po i provon si korruptive dhe i ka hetuar i kanë pasur kompani të huaja”.