Tragjike! Vritet në luftë djali i ministrit të Izraelit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Izrael.
Gal Meir Eisenkot , djali i anëtarit aktual të Knesset-it dhe kabinetit të luftës, si dhe ish-shefit të shtabit të ushtrisë izraelite (2015-2019), Gadi Eisenkot, është vrarë ditën e sotme gjatë luftimeve në Rripin e Gazës .
Ky njoftim erdhi nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu ngushëllimet e tij në një postim në X.
“Qeveria e Izraelit dhe qytetarët e Izraelit vajtojnë bashkë me ju. Heronjtë tanë nuk bien kot. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, shkruan Netanyahu.