Spikerja e “BBC” nxjerr gishtin e mesit në transmetimin live (VIDEO)
Gjesti i një spikereje të BCC është bërë viral në internet. Sipas Daily Mail, Mariam Moshiri ngriti gishtin e mesit gjatë përgatitjeve për të dhënë lajmet e fundit në edicionin e orës 12:00, por nuk e dinte që ajo ishte në transmetime live.
Moshiri më pas e kupton që është në transmetim të drejtpërdrejtë, ndryshon qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës dhe fillon të lexojë lajmin për Boris Johnson.
This isn’t satire, an actual BBC News presenter got caught giving the middle finger live.
Maryam Moshiri summing up the professionalism currently at the BBC. pic.twitter.com/QoJ4FT133J
— Chris Rose (@ArchRose90) December 7, 2023
“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja duke mbajtur qetësinë. Më pas ajo filloi të bënte disa gabime, gjë që tregon se mund të ketë qenë shumë nervoze dhe i vinte turp për gjestin që bëri, pasi e panë të gjithë në transmetim live.
Gjesti i Moshirit mori komente të shumta, ku shumë persona e kritikuan spikeren për mungesë profesionalizmi dhe të tjerët shprehën mirëkuptimin e tyre, për shkak të gjendjes së vështirë në të cilën ajo u gjend.